Oklahoma përdor gazin e azotit për ekzekutimin e të burgosurve
Shteti amerikan i Oklahomës ka ndaluar përdorimin e inxheksioneve vdekjeprurëse për ekzekutimin e të burgosurve, dhe në vend të kësaj ata për herë të parë kanë aplikuar gazin e azotit në dhomat e vdekjes.
Shteti ka një histori të ekzekutimeve të dështuara dhe një rishikim ishte urdhëruar në ekzekutimin e vitit 2015 të Richard Gossip, në momentet e fundit zyrtarët e burgut kishin zbuluar një gabim në medikamentin vrasës, raporton “Sky News”, transmeton Periskopi.
Kompanitë farmaceutike kanë kufizuar furnizimin e medikamenteve të tilla, sepse ata besojnë se këto duhet të përdoren në trajtimin e të sëmurëve dhe jo të vrasin të dënuarit.
Drejtori i departamentit të korrektimit të Oklahomas ka pranuar dështimin në një rritje të dëshpëruar të kërkimeve të pashpresa.
Joe Albaugh u tha reporterëve “Kam arritur në këtë pikë… që i kam thirrë të gjithë përreth botës, prej nënkontinentit indian për të siguruar një medikament të tillë.”

“Diskutimet e mia me individë, individë të sëmurë që kishin qasje në këtë medikament, madje disa shtete që kanë akses në këtë ilaç, kanë provuar por ka rezultuar në dështim.”
Detajet e sakta ende duhet të përpunohen, por ka të ngjarë që një kapuç ose maskë do të përdoret për të administruar gazin e azotit.

“Kjo është më e sigurt, e mirë dhe shumë metodë efektive,” u shpreh Prokurori i përgjithshëm i Oklahomas, Mike Hunter.
Përdorimi i gazit të azotit është gati për t’u aprovuar nga legjislatura e shtetit, por është një metodë që asnjëherë nuk është aplikuar në nodonjë shtet amerikan./Periskopi/



