Olaf Scholz, kancelar i ri i Gjermanisë: Puna e parë, frika nga ushtria ruse në kufi me Ukrainën

Olaf Scholz, kancelar i ri i Gjermanisë: Puna e parë, frika nga ushtria ruse në kufi me Ukrainën

Olaf Scholz është konfirmuar si kancelari i ri i Gjermanisë, duke udhëhequr një koalicion qeveritar prej tri partive.

Ai është votuar në parlamentin gjerman, ku koalicioni i tij ka shumicën.

Qeveria e re e z. Scholz është formuar nga partia Social Demokrate bashkë me të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Pranim-dorëzimi i pushtetit shenjon edhe fundin e karrierës 31 vjeçare politike të znj. Angela Merkel.

Scholz, 63 vjeçar, i çoi Social-Demokratët drejt fitores në fund të shtatorit.

Atij iu dha një duartrokitje e gjatë pasi Parlamenti i Gjermanisë, Bundestagu, e mbështeti me 395 vota për dhe 303 kundër.

Ai do të shkojë të takohet me presidentin e vendit, Frank-Walter Steinmeierin para mesditës që të betohet.

Qeveria e re ka plane ambicioze që të luftojë ndryshimet klimatike.

Ai bashkë me liderën e të Gjelbërve, Annalena Baerbock, që bëhet ministre e Jashtme, do të kenë detyrën t’i përgjigjen frikës së madhe pas ndërtimit të llogoreve ushtarake nga Rusia në afërsi të kufirit me Ukrainën. /Periskopi

Shpërndaje në: