Oligarku rus Prigozhin pranon themelimin grupit mercenar “Wagner” në vitin 2014

Oligarku rus Prigozhin pranon themelimin grupit mercenar “Wagner” në vitin 2014

Yevgeny Prigozhin, një nga oligarkët më të shquar të Rusisë, pranon se ka themeluar kompaninë private ushtarake të njohur si Wagner në vitin 2014. Po i njëjti kishte mohuar gjithmonë lidhjen e tij me këtë kompani.

Prigozhin është aq i afërt me Kremlinin, saqë ai është i njohur si ‘kuzhinieri’ i presidentit Vladimir Putin, raporton CNN.

Deklarata e tij e publikuar në rrjetet sociale përmes kompanisë së tij ‘Concord Catering’, fillon me fjalinë: “Po i biem shkurt rreth origjinës”.

Në postimin e gjatë, ai shkruan se lëvizjet separatiste të përkrahura nga Rusia në vitin 2014 në Donbas në lindje të Ukrainës ishin projektim i tij.

Prigozhin pranoi se personalisht ‘kishte pastruar armët, bërë gati jelekët antiplumb dhe kishte gjetur specialistë tjerë për t’i ndihmuar. Nga ai moment, më 1 maj 2014, lindi një grup i patriotëve.

CNN ka gjurmuar mercenarët e Wagner në Republikën Qendrore Afrikane, Sudan, Libi, Mozambik, Ukrainë dhe Siri. Gjaë tërë këto vjet ky grup ka bërë reputacion të tmerrshëm dhe janë lidhur me abuzime të ndryshme të drejtave të njeriut.

Prigozhin u sanksionua në vitin 2019 nga SHBA-të për rolin e tij në përpjekjet për të minuar zgjedhjet presidenciale në vitin 2019.

Megjithatë, observuesit thonë se Wagner shpesh ka vepruar si armë jozyrtare e politikës së jashtme ruse, edhe pse akiviteti mercenar është teknikisht i paligjshëm në Rusi.

Shpërndaje në: