Olimpistët australianë pa pikë edukate: Shkatërruan dhomat në hotel dhe u sollën shumë keq gjatë fluturimit

Olimpistët australianë pa pikë edukate: Shkatërruan dhomat në hotel dhe u sollën shumë keq gjatë fluturimit

Atletët australian dëmtuan shtretërit në dhomat e hotelit në fshatin Olimpik dhe madje bën edhe bira në mur para se të largoheshin, ka raportuar Komiteti Olimpik i vendit.

Disa atletë gjithashtu treguan ‘sjellje të papranueshme’ në fluturimet e tyre për në shtëpi, shtuan zyrtarët, transmeton Periskopi.

Por shefi i ekipit australian, Ian Chesterman tha se nuk do të merren masa disiplinore ndaj atletëve pasi ata kanë kërkuar falje.

Ai shtoi se dëmet ishin të vogla.

”Dhomat nuk ishin totalisht të shkatërruara,” tha ai.

”Në një libër, po aq të vjetër sa koha, një person i mirë dhe i ri bën një gabim, kapitulli i dytë është i mirë, personi i ri është me plot pendesa.

”Kapitulli tre është se ai person i ri mëson nga gabimet dhe bëhet person më i mirë.”

Rugby Australia tha se do të fillojë hetimet, pasi u informuan se skuadra austrliane bëri sjellje të papranueshme gjatë fluturimit për në shtëpi nga Olimpiada. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: