OLLUJA: Kryeministri kroat Plenkovic ka një mesazh për Serbinë

OLLUJA: Kryeministri kroat Plenkovic ka një mesazh për Serbinë

Kryeministri krotat, Andrej Plenkovic ka dërguar një mesazh për Serbinë me rastin e përvjetorit të operacionit ‘Stuhia’ gjatë luftës në Kroaci.

Plenkovic tha se ‘është ndjenjë e veçantë që të shkojë në Knin për të shënuar përvjetorin e ‘Stuhisë’.

“Është një ditë e rëndësishme për të kujtuar krenarinë dhe fitoren tonë”, tha Plenkovic, përkthen Periskopi.

Ai ka thënë se Kroacia ‘arriti të shënojë fitore ndaj politikës kriminale dhe regjimit të Millosheviqit”.

“Kjo shënon fundin e luftës dhe vendosjen e paqes. Ne paguam këtë me jetët e bijve më të mirë kroatë”, tha Plenkovic.

Kryeministri kroat ka thënë se Kroacia do ta kujtojë ‘gjithmonë me dinjitet ‘Stuhinë’ dhe se ‘është një ngjarje që gjeneratat e ardhshme do ta mësojnë dhe përkujtojnë gjithmonë”.

“Neve na prinë politika e përgjegjësisë, qëndrueshmërisë derisa respektojmë të vërtetën historike duke shprehur nderim për të gjitha viktimat. Por kjo nuk nënkupton se ne do të lejojmë dikë të vë në pikpyetje legjitimitetin e Stuhisë. Ky mesazh është për Serbinë”, ka thënë ai./Periskopi/

 

Shpërndaje në: