Olluri i propozon Qeverisë që ta themelojë një Zyre të Kujdesit për Servilët

Olluri i propozon Qeverisë që ta themelojë një Zyre të Kujdesit për Servilët

Gazetari Parim Olluri, duke e thënë me ironi, i ka propozuar Qeverisë të Kosovës të themelojë një Zyre të Kujdesit për Servilët, pasi sipas tij serviliteti ndaj pushtetit është tejet i hapur në shoqëri.

Ai në një postim në Facebook ka përmendur rastin e gazetarit dhe njëherazi simpatizuesit nga mërgata të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Mekuli.

Meqe serviliteti ndaj pushtetit eshte tejet i perhapur ne shoqeri, do te ishte mire qe Qeveria me themelu nje Zyre te Kujdesit per Servilet. Ne rastet sikurse sot qe eskaloi Gezim Mekuli, dikush nga ZKS-ja e therret per konsultim,” shkroi ai.

Olluri tregoi edhe çfarë pyetje mund t’i bëhen Mekulit kur të ‘thirret’ për konsultime.

”Ia bene disa pyetje: A je mire, o vella? Mos je kah nine zana? Buke a mujte me hanger gjate dites? A ki nevoj me ta dergu dikend me te ba muhabet?,” përfundoi ai.

Shpërndaje në: