Olluri: Kurti ka qejf të adhurohet si Rugova dhe ta ketë fuqinë e Thaçit

Olluri: Kurti ka qejf të adhurohet si Rugova dhe ta ketë fuqinë e Thaçit

Gazetari, Parim Olluri ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve lokale të cilat u mbajtën gjatë ditë së djeshme.

Olluri theksoi rezultatin e dobët të Vetëvendosjes në këto zgjedhje, e cila nuk e fitoi asnjë komunë pa balotazh.

Ai tha se qytetarët dje i treguan Albin Kurtit që nuk mund të adhurohet sikur Ibrahim Rugova.

“Albin Kurti ka qejf të adhurohet si Rugova dhe ta ketë fuqinë në ekzekutiv si Thaçi. Dje qytetarët i treguan se nuk është i adhurueshëm si Rugova.”, ka thënë ai, transmeton Periskopi.

Shpërndaje në: