Omicron zbulohet edhe në Spanjë e Suedi

Omicron zbulohet edhe në Spanjë e Suedi

Spanja dhe Suedia njoftuan sot se kanë zbuluar rastet e para të infektimit me një lloj të ri të virusit korona, omicron, raporton Reuters.

Në Spanjë, omicron u zbulua në një pasagjer të ardhur nga Afrika Jugore, raporton gazeta “El Pais”.

Varianti u sekuencua në një spital të Madridit dhe pacienti ishte në gjendje të mirë, por Ministria e Shëndetësisë nuk dha më shumë komente.

Agjencia shtetërore shëndetësore e Suedisë ka njoftuar se edhe në këtë vend skandinav është zbuluar një rast me infeksion omicron.

Mostra është e një jave më parë nga një person i infektuar i cili gjithashtu ka ardhur nga Afrika Jugore, tha agjencia shtetërore.

Shpërndaje në: