Operacion anti-terrorizëm në Belgjikë

Operacion anti-terrorizëm në Belgjikë

Si pasojë e hapjes së zjarrit gjatë një operacioni të policisë në Bruksel të Belgjikës plagosen 4 policë dhe në një operacion të ndërmarrë pas kësaj ngjarjeje theksohet se sulmuesi “është neutralizuar”
Në rajonin Forest afërsisht 10 km larg Brukselit policia kreu një operacion në një shtëpi në kuadër të hetimeve për sulmet në Paris të ndërmarra më 13 nëntor. Në operacionin e kryer në orën 15.20 me orën lokale si pasojë e hapjes së zjarrit u plagosën lehtë 4 policë.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Brukselit, Eric Van Der Sypt, tha se policët janë sulmuar në momentin kur po tentonin të hynin në shtëpi, ku dhe zjarri është hapur nga dera.
Ndërsa ministri i Jashtëm i Belgjikës, Jan Jambon ka theksuar se në operacion kanë marrë pjesë edhe policët francezë.

– Operacioni ende vazhdon-
Gjithashtu mësohet se në ngjarje kanë qenë të përfshirë të paktën 2 persona të cilët janë larguar pas ngjarjes, ndërsa vihet në dukje se policia i është vënë në ndjekje dhe se rreth orës 17.00 me orën lokale pas ngjarjes janë dëgjuar sërish të shtëna armësh.

Sipas lajmeve në median belge theksohet se njëri prej sulmuesve është neutralizuar, ndërsa mësohet se operacioni është në vazhdim i mbështetur nga helikopteri dhe forcat speciale të policisë. Bëhet e ditur se në rajonin e rrethuar ndodhet një shkollë dhe një çerdhe të cilat janë mbyllur pasi edhe policia ka mbledhur në një ambient të sigurtë fëmijët duke marrë masa të sigurisë që mos të hynin sulmuesit brenda.

Shpërndaje në: