Opinionisti tha që Sveçla dilte pa fakultet: Çka thoshte VV në biografinë e tij?

Opinionisti tha që Sveçla dilte pa fakultet: Çka thoshte VV në biografinë e tij?

Opinionisti shqiptar Kastriot Myftaraj ka dalë me një shkrim sot duke tronditur popullin kosovar në lidhje me biografinë e Xhelal Sveçlës – ministrit të Punëve të Brendshme.

Myftaraj ka shkruar se nga hulumtimi që ka kryer, del se Sveçla nuk ka kryer kurrfarë fakulteti të Stomatologjisë në asnjërin qytet të Shqipërisë – ashtu siç pretendohet nga CV-ja e tij.

“Gjithsesi unë pas hulumtimeve të mia mund të them me siguri të plotë sa vijon:

Në periudhën nga viti 1990 deri në vitin 2021, Z. Xhelal Sveçla nuk ka diplomuar në Fakultetin e Stomatologjisë të Universitetit Publik të Tiranës.” – tha z. Myftaraj.

Por, çka thuhet në biografinë e Sveçlës të prezantuar nga Vetëvendosje?

“Xhelal Sveçla, i diplomuar për Stomatologji në Universitetin e Tiranës, i nisi studimet fillimisht në Prishtinë gjatë viteve 1990,” – është rreshti i vetëm që flet për shkollimin e lartë të ministrit tonë të Brendshëm.

Kujtojmë që Sveçla është një ndër njerëzit më të besueshëm të kryeministrit Kurti, me një pasuri marramendëse, dhe i cili është i pari që ka thyer akullin duke u takuar me një përfaqësues të Republikës së Serbisë.

Periskopi gjatë ditës do të mundohet të kontaktojë me Universitetin e Tiranës për të mësuar nëse në regjistrin e të diplomuarve është edhe ministri ynë i Brendshëm./Periskopi 

 

Shpërndaje në: