Opinionistja e Big Brother VIP përfundon në spital

Periskopi.com Showbiz

Balina Bodinaku është opinionstja e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.

Bodinaku përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur se është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Balina ka publikuar një fotografi nga spitali, derisa ka treguar se është duke marrë serum. Ajo gjithashtu ka pyetur ndjekësit e saj, a do jetë sonte në spektakël apo jo?

Opinionistja nuk ka bërë të ditur arsyen që ka shkaktuar gjendjen e saj jo të mirë.

Kujtojmë se sonte në nominim janë tre banorë, Einxhel, Donald dhe Beatrix.