Opinionistja e njohur i habit të gjithë: Semi ka qenë dikur e lidhur me ish të dashurin e Borës

Periskopi.com Showbiz

Në  “Big Brother Vip” ka tërhequr vëmendje goxha të madhe narrativa Semi-Donald-Bora.

Afërsia e tyre është diskutuar si nga konkurrentët jashtë edhe nga konkurrentët brenda.

Semi është shoqe e ngushtë me Bora Zemanin dhe Donladi është ish-i dashuri i Borës dhe mik me Semin që jashtë, të cilët janë njohur bashkë prej Borës kur ishin jashtë.

Në “Fan Club”, opinionistja e këtij programi, Iva Tiço ka thënë se personalisht për të, gjëja më e rëndësishme për të, është marrëdhënia mes shoqesh.

Iva ka sjellë gjithashtu një detaj që publiku nuk e dinte, që Semi Jaupaj është lidhur dhe më parë me një ish-të dashur të Bora Zemanit.

“Mesa di unë si gazetare, në të shkuarën ato kanë patur diçka të tillë, se nuk dua të bëj thashetheme, por kanë patur një histori në të kalurën, në adoleshencë, një trekëndësh të ngjashëm, shumë kohë më parë, kur Semi është lidhur me ish-in e Borës, në dijeninë time.”

Kjo histori mbetët akoma vetëm në djeninë e Ivës, por Semi së fundmi ka mbrojtur me “mish e me shpirt” lidhjen e Borës dhe Donaldit dhe është shprehur në shtëpinë e Big Brother se “ata vdesin për njeri-tjetrin”, ndërkohë që Donaldi është emocionuar dhe ka shfaqur ende ndjenja për moderatoren