Opozita bojkotoi manifestimin qendror në Bllacë, ani se u ftuan nga Presidentja

Opozita bojkotoi manifestimin qendror në Bllacë, ani se u ftuan nga Presidentja

Liderë të opozitës kanë injoruar ftesën e presidentes Vjosa Osmani, e cila i kishte ftuar ata për pjesëmarrje në manifestimin qendrorë në Bllacë, për nder të Ditës së Çlirimit.

Këtë e bëri të ditur për klankosova, Këshilltari për Media në Presidencë, Bekim Kupina.

Osmani në këtë tubim falënderoi ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtarët e NATO-s për çlirimin e Kosovës, duke thënë se në qershor të 1999-ës triumfoi koncepti i lirisë kundrejt barbarisë.

Osmani dhe Kurti sot në mëngjes kanë bërë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe ish-veprimtarit për çështjen kombëtare, Adem Demaçi.

 

Shpërndaje në: