Orare aspak të zakonta të ndeshjeve në Premier League

Orare aspak të zakonta të ndeshjeve në Premier League

Premier League mund do të rifillojë më 17 qershor dhe janë 92 sfida për t’u zhvilluar. Klubet britanike kanë rënë dakord mes tyre ditën e sotme dhe pritet që të zyrtarizohet gjithçka.

Kishte shumë pikëpyetje edhe për sa i përket orareve se kur do të zhvilloheshin takimet, por mesa duket gjithçka është vendosur.

Projekti i rifillimit ka disa orare të pazakonta për kampionatin anglez, por që janë dukur të arsyeshme për drejtuesit.

Kështu në fundjavë, takimet që do të zhvillohen të premten do të startojnë në orën 20:00.

Të shtunën janë caktuar oraret 12:30, 15:00, 17:30, 20:00, ndërsa të dielën janë 12:00, 14:00, 16:30, 19:00. Dhe të hënën sfidat do të startojnë në orarin 20:00.

Për sa i përket sfidave të mesjavës, të martën ndeshjet do të zhvillohen në 18:00, 20:00. I njëjti orar vlen dhe për dy ditët e tjera, respektivisht të mërkurën dhe të enjten.

Shpërndaje në: