Orari i javës 15-të në Superligë, na presin ndeshje të zjarrta

Orari i javës 15-të në Superligë, na presin ndeshje të zjarrta

Xhiro 15-të në Superligën e Kosovës do të zhvillohet në tri ditë radhazi, shkruan Periskopi.

Të shtunën, Llapi para tifozëve të vet pret Prishtinën, ndërsa në Drenas kampioni në fuqi Feronikeli pret Dritën.

Të dielën në fushë do të zbresin dy pretendentë tjerë për titull, Ballkani që luan në udhëtim te Trepça ’89 dhe Gjilani që para tifozëve të vet pret Drenicën.

Ndërkohë të hënën janë në program ndeshjet Vushtrria – Ferizaj dhe Dukagjini – Flamurtari.

Orari i javës së 15-të në Superligë

E shtunë 09. Nëntor

13.00 Llapi Prishtina

13.00 Feronikeli Drita

E diel 10 nëntor

13.00 Trepca 89 Ballkani

13.00 Gjilani Drenica

E hënë 11 nëntor

13.00 Vushtrria Ferizaj

13.00 Dukagjini Flamurtari

/Periskopi/

Shpërndaje në: