Orari i javës së parë të Superligës së Kosovës pas pauzës së gjatë

Orari i javës së parë të Superligës së Kosovës pas pauzës së gjatë

Tashmë e kemi orarin e javës së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll, pas një pauze të gjatë për shkak të koronavirusit.

Të premten, më 5 qershor, luhet ndeshja e parë në Superligë mes Llapit dhe Dukagjinit, shkruan Periskopi.

Pastaj në ditën vijuese, e shtunë, zhvillohen dy takime Feronikeli-Vushtrria dhe Drita-Flamurtari.

Të dielën luhen edhe tri ndeshje të tjera Gjilani–Trepça ’89, Ballkani–Drenica dhe Prishtina–Ferizaj.

Ndeshjet luhen prej orës 16:00, ndërsa takimi i vetëm që nis në ora 18:00 është ai mes Prishtinës dhe Ferizajt.

Orari
5 qershor (16:00)
Llapi – Dukagjini

E shtunë (16:00)
Feronikeli – Vushtrria
Drita – Flamurtari

E diel (16:00)
Gjilani – Trepça ’89
Ballkani – Drenica
Prishtina – Ferizaj (18:00) /Periskopi.com/

Shpërndaje në: