Orban: Ukraina nuk mund ta fitojë luftën me këtë strategji të NATO-s

Orban: Ukraina nuk mund ta fitojë luftën me këtë strategji të NATO-s

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, u ka thënë gazetarëve të enjten se Ukraina nuk mund të mposhtë Rusinë me strategjinë mbështetëse aktuale të NATO-s, teksa paralajmëroi për pasoja të mëdha për ekonominë evropiane, shkruan CNN, përcjell Periskopi.

“Kjo luftë nuk mund të fitohet në këtë formë”, tha Orban, duke folur në prani të Kancelarit austriak, Karl Nehammer në Vjenë. Orban shtoi se strategjia mbështetëse e NATO-s me armë për Ukrainën dhe trajnimi “deri më tani ka treguar se nuk do të shpie drejt suksesit”.

“Pa ndryshuar strategjinë, nuk do të ketë paqe”, tha ai, duke paralajmëruar se pa paqe në Ukrainë, i gjithë Bashkimi Evropian “do të shtyhet drejt në situate të luftës”

“Nuk është e qartë se si mund të shmanget një recesion në Bashkimin Evropian nëse lufta vazhdon”, shtoi Orban.

Të dy liderët dolën kundër mundësisë për një embargo të Bashkimit Evropian ndaj gazit rus.

“Jo vetëm se ne, Austria, jemi të varur nga gazi rus, por edhe industria gjermane është gjithashtu e varur nga gazi rus. Nëse industria gjermane kolapson, atëherë kolapson edhe industria e Austrisë”, tha Nehammer, duke shtuar se një situatë e tillë mund të rezultonte në “papunësi të madhe”. /Periskopi/

Shpërndaje në: