Organizata IAMN del me një propozim se çfarë forme duhet të ketë Asociacioni i Komunave Serbe

Organizata IAMN del me një propozim se çfarë forme duhet të ketë Asociacioni i Komunave Serbe

Instituti për Afirmimin e Marrëdhënieve ndëretnike pas hulumtimeve, anketimeve dhe studimit të marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel në vitin 2013 dhe 2015,  propozon trajtën e përmbajtjes në vija të trasha, e cila mund të merret në konsideratë nga qeveria e Republikës së Kosovës.

Propozim – dokumenti:

1. Të formohet ekipi shumetnik nga juristë dhe ekspert të fushës së jurisprudencës për Statutin e Asociacionit.

2. Kuvendin e Asociacionit do ta përbënin çdo i 10 asamblistë i komunave me shumicë serbe, por që çdo i treti asamblistë mos të jetë serbë.

2. Kuvendi i Asociacionit do të numëronte jo më shumë se 35 asamblistë.

3. Kuvendi i Asociacionit do të propozonte logon e Asociacionit në frymën shumetnike dhe në pajtim me kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës( jo ajo logo që është promovuar nga Lista Serbe, sepse ajo reflekton monoetnicitet).

3. Kuvendi i Asociacionit zgjedh organet e saja.

a) Kryetari ( serbë nga radhët e asamblistëve);

b) Nënkryetari ( shqiptar apo nga etnitë e tjera jo serbe nga radhët e asamblistëve);

c) Drejtorët e departamenteve për infrastrukturë lokale, zhvillim rural, urban, lokal dhe zhvillim ekonomik ndër komunal.

4. Vendimet e Kuvendit të Asociacionit i nënshtrohen miratimit nga ana e qeverisë së Republikës së Kosovës.

5. Kryetari i Kuvendit të Asociacionit punon në bazë të Statutit dhe rregulloreve të këtij asociacioni që janë në subordnim të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

6. Drejtorët e departamenteve të Asociacionit me rregullore të nënshtruara ligjeve të Republikës së Kosovës mund të paraqesin propozime para Kuvendit të Asociacionit, propozime në fusha të tyre të cilat marrin formën e vendimit në Kuvend të asociacionit e të cilat miratohen për zbatim ose jo nga qeveria e Republikës së Kosovës me shumicë votash.

7. Kryetari i Asociacionit mund të nënshkruaj marrëveshje me faktorë relevant për fushat që janë nën kompetencë të asociacionit vetëm pas miratimit nga kryeministri i Republikës së Kosovës.

8. Kryetari i Asociacionit mund të thirret nga komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës për shpjegime e sqarime për çështje të sferave, për çka është ngarkuar asociacioni.

9. Kryeministri, zv. kryeministrat dhe ministri i pushtetit lokal mund të marrin pjesë në takimet e asociacionit sa herë të kërkon nevoja.

10. Kuvendi i Asociacionit mund të sjellë vendime vetëm kur të gjithë asamblistët kanë votuar për një çështje të caktuar nga sfera, për çka janë të ngarkuar dhe pastaj ai vendim të miratohet ose jo nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

IAMN, konsideron se kjo formë e organizimit të Asociacionit do të ishte në frymën kushtetuese e shumetnike dhe nuk do të kishte kompetenca ekzekutive. Forma e financimit të Asociacionit dhe dhënia e llogarisë për shpenzimin e paras publike janë të zgjidhura me ligjet e Republikës së Kosovës, andaj asociacioni nuk mund të bëjë përjashtime të financimit të ndonjë forme tjetër.

IAMN propozon që në momentin e themelimit të asociacionit, shteti i Serbisë detyrimisht të sjellë vendimin e saj për shuarjen e të gjitha strukturave ilegale në Kosovë siç janë: Komunat ilegale, Qarqet ( Rrethet) e Mitrovicës, Kosovës Qendrore dhe Anamoravës, sistemin paralel të arsimit dhe atë të shëndetësisë dhe telekomunikacionit.

Shpërndaje në: