Organizatorët e Olimpiadës ndalojnë seksin për atletët edhe pse i morën 160 mijë kondomë për t’i dhuruar falas

Organizatorët e Olimpiadës ndalojnë seksin për atletët edhe pse i morën 160 mijë kondomë për t’i dhuruar falas

Organizatorët e Lojërave Olimpike 2020 vazhdimisht janë zotuar se do t’i bëjnë ato “të sigurta” gjatë kohës së pandemisë. Por seksi i sigurt do të ndalohet për atletët që garojnë në Tokyo.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar këtë javë ka përsëritur kërkesën që banorët e fshatit Olimpik duhet të ruajnë distancën sociale për të parandluar përhapjen e Covid-19 duke kërcënuar me ndëshkime të rënda.

Atletët duhet të “shmangin çdo formë të kontaktit të panevojshëm fizik”.

Kjo i ka lënë organizatorët japonezë të lojërave të skuqur pas pyetjeve të ngritura për fatin e 160 mijë kondomëve që do të dhurohen në fshat gjatë kësaj vere, shkruan Guardian, përkthen Periskopi.

Qindra mijëra kondomë të lirë janë shpërndarë prej Seoulit 1988 për të inkurajuar seksin e sigurtë në lojëra olimpike mes atletëve. /Periskopi

Shpërndaje në: