‘Ortek’ qytetarësh nga Kodra e Trimave në përkrahje të Daut Haradinaj

‘Ortek’ qytetarësh nga Kodra e Trimave në përkrahje të Daut Haradinaj

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, është takuar me banorët lagjeve, Kodra e Trimave, Bardhosh dhe Kolovicë.

Para tyre tha se projektet e tij janë të planifikuara mirë dhe nuk e tejkalojnë buxhetin e paraparë. Teksa ka folur për problemet që ballafaqohen lagjet e Prishtinës, Haradinaj tha se problemet mund të zgjidhen me pak buxhet.

‘Duke i falënderuar qindra mbështetës nga Kodra e Trimave, Kolovica dhe Bardhoshi me rrethinë ju premtova se nuk do të mbesin më në harresë të pushtetit. Aty do të ketë shkolla, palestra sportive, Shtëpi të Kulturës. Do të ndërtohet parku tek pjesa e njohur si ‘Drenica 2′ ndërkaq do ta përkrahim Qendrën Olimpike – Sportive në Bërnicë’, u shpreh ai.

‘Kodrës së Trimave dhe Bardhoshit duhet t’i kthehet Zona Industriale, këto pjesë të kryeqytetit nuk do të diskriminohen më. Së bashku do t’ia kthejmë dinjitetin Kodrës së Trimave, Kolovicës dhe Bardhoshit me rrethinë’, përfundoi ai.

https://www.facebook.com/1558607637525692/posts/4306368542749574/?sfnsn=mo

Shpërndaje në: