Osasuna e refuzon Adnan Januzajn, lojtari kërkon shumë para

Osasuna e refuzon Adnan Januzajn, lojtari kërkon shumë para

Skuadra e Osasunas ka refuzuar mundësinë për të transferuar sulmuesin Adnan Januzaj.

Osasuna, si shumë klube të tjera, refuzon transferimin e Adnan Januzajt, raportojnë mediat spanjolle.

Përveç çështjes ekonomike, duke qenë se ai nuk i ulë pretendimet për pagë – klubi spanjoll poashtu ka dyshime për gjendjen e tij fizike.

Kujtojmë se Januzaj është pa ekip që nga fundi i sezonit të kaluar kur edhe u largua zyrtarisht nga Real Sociedad.

Shpërndaje në: