OSHP-ja pas një viti i kupton shkeljet e SHSKUK-së në tenderin për material ortoprotetik

OSHP-ja pas një viti i kupton shkeljet e SHSKUK-së në tenderin për material ortoprotetik

Një vit pasi Shërbimi Klinik Spitalor e Universitar i Kosovës (SHSKUK-së) ka hapur tender për furnizim me material ortoprotetik, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka marrë vendim që ta anulojë atë.

Se SHSKUK-ja e ka shpallur këtë tender jashtëligjshëm e ka konstatuar OSHP-ja pas një viti, pasi tri herë të tjera e ka kthyer lëndën në rivlerësim, shkruan sot Koha Ditore.

Anulimi i tenderit është bërë pasi i janë shterur të gjitha mundësitë kompanisë “Orthoprotec”, e cila nga SHSKUK-ja është shpallur tri herë fituese, për të mbrojtur ligjshmërinë e përzgjedhjes
Ortoprotetika është lëmi terciare mjekësore që merret me rifunksionalizimin e kufizimeve fizike të eshtrave nëpërmjet protezave.

Tenderi është hapur në muajin mars të vitit të kaluar. QKUK-ja si fituese ka zgjedhur kompaninë “Orthoprotec”, por rasti është kthyer disa herë në vlerësim, për shkak të shkeljeve që i ka evidencuar Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), ndërsa javën e kaluar është anuluar. Për një vit QKUK-ja ka mbetur në kolaps për material ortoprotetik.

Shpërndaje në: