Osmani akuzon Qeverinë: Po e mbajnë të fshehur ‘demarkacionin’
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ende nuk ka vendosur se si do të votojë për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, kur kjo çështje të vijë në rend dite në Kuvendin e Kosovës.
Osmani tha sot për gazetarë se Qeveria po e mban të fshehur këtë marrëveshje, pasi materialin përkatës, deputetët ende nuk e akne marrë.
Osmani tha se asnjë deputet nuk duhet të votojë një marrëveshje pa e shqyrtuar mirë atë.



