Osmani: BE-ja të jetë më e zëshme ndaj tendencave destabilizuese të Serbisë

Osmani: BE-ja të jetë më e zëshme ndaj tendencave destabilizuese të Serbisë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e austrisë në ëendin tonë, z.Christoph Ëeidinger.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani kërkoi që Bashkimi Evropian të jetë më i zëshëm ndaj tendencave destabilizuese të Serbisë në Kosovë.

Njoftimi i plotë i Presidencës:

Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës. Presidentja Osmani ka ritheksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara ta vazhdojnë koordinimin e plotë me partnerët ndërkombëtarë, ashtu siç janë koordinuar edhe deri më tani.

Presidentja Osmani kërkoi që Bashkimi Evropian të jetë më i zëshëm karshi tendencave destabilizuese të Serbisë në Kosovë e rajon.

Më tej, në takim me ambasadorin Ëeidinger, ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për të kontribuar për paqen dhe stabilitetin në vend dhe rajon.

Presidentja Osmani theksoi se Kosova pret mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për procesin e liberalizimit të vizave, si dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Në kontekst të diskutimit me ambasadorin Ëeidinger, Presidentja Osmani foli edhe për organizimin e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në muajin tetor të këtij viti në Prishtinë.

 

Shpërndaje në: