Osmani – Blinkenit: Kosova është demokraci në zhvillim dhe kjo tregon se çka mund të arrijë bota demokratike e udhëhequr nga SHBA-ja

Osmani – Blinkenit: Kosova është demokraci në zhvillim dhe kjo tregon se çka mund të arrijë bota demokratike e udhëhequr nga SHBA-ja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takimin që është duke u mbajtur me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se partneriteti i Kovoës me SHBA-të nuk është vetëm i domosdoshëm, por ishte ekzistencial për të arritur lirinë, përcjell Periskopi.

“Më lejoni të filloj me një falenderim në emër të gjithë popullit të Kosovës, jetën e të cilëve e ka shpëtuar Amerika. Partneriteti me SHBA-të nuk është vetëm i domosdoshëm por ka qenë fakt gjatë gjithë historisë sonë. Ka qenë ekzistencial për të arritur lirinë tonë dhe vazhdon të jetë ekzistencial për arritjen e pavarësisë dhe mbetet i tillë edhe sot e kësaj dite dhe mbetet i tillë edhe sot e kësaj dite derisa jemi shndërruar në demokraci”, është shprehur Osmani.

“Kosova është demokraci në zhvillim dhe kjo tregon se çka mund të arrijë bota demokratike e udhëhequr nga SHBA-ja, kur përballet me tiranitë dhe sigurohet që liria mbizotëron mbi tiranit”, përfundoi ajo./Periskopi/

Shpërndaje në: