Osmani deklarohet pas takimit me Blinken: U konfirmua se Kosova s’ka mik më të madh se Amerika

Osmani deklarohet pas takimit me Blinken: U konfirmua se Kosova s’ka mik më të madh se Amerika

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Kurti kanë takuar sot, Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Në një konferencë për media, Presidentja Osmani, ka thënë se në këtë takim është konfirmuar se Republika e Kosovës nuk ka mik më të madh sesa Amerika.

“Kosova përgjatë historisë së saj nuk ka pasur partner më të fuqishëm se sa SHBA. Natyrisht se kjo mbështetje ka qenë ekzistenciale në faza të ndryshme të historisë sonë dhe ka mbetur edhe sot sepse pa të nuk mund të aspirojmë të jemi në organizata ndërkombëtare. Ne kemi ambicie të jemi pjesë e organizatave ndërkombëtare. Kemi biseduar se si Kosova mund të jetë anëtare e NATO-s dhe partneritetit për paqe. Po ashtu biseduam për detajet e dialogut me Serbinë. E dini se SHBA si mbështetes të Kosovës dhe sovranitetit territorial, por Blinken dhe Biden kanë qenë të qartë që integriteti territorial të mos preket dhe dialogu të përqëndrohet për njohje të përbashkët”, tha ajo.

“Roli që Rusia ka në rajonin tonë me qëllim që të destabilizojë Ballkanin Perëndimor për stabilitet të saj Serbisë, dhe pastaj të gjithë Europën përmes këtij rajoni, është në vëmendje të Sekretarit Blinken dhe ata janë të vetdijshëm. Kemi folur për ndaljen e këtyre tendencave. Agresioni rus ka dëshmuar se kush janë demokracitë e vërteta”, deklaroi presidentja Osmani./Periskopi/

Shpërndaje në: