Osmani e Lajçak takim në New York, natyrisht temë dialogu

Osmani e Lajçak takim në New York, natyrisht temë dialogu

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në Nju-Jork.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak tha se diskutuan për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe nevojën për një zgjidhje konkrete.

“Në Nju Jork, u takova me Presidenten Vjosa Osmani. Ne vazhduam diskutimin tonë për rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete”, ka shkruar Lajçak.

Shpërndaje në: