Osmani e pranon se për këtë çështje do ta kenë vështirë të pajtohen me VV’në

Osmani e pranon se për këtë çështje do ta kenë vështirë të pajtohen me VV’në

Vjosa Osmani nga LDK sonte është e ftuar në Opinion të Blendi Fevziut, ku ky i fundit e pyeti për dallimet thelbësore me Vetëvendosjen, transmeton Periskopi.

Blendi Fevziu: Të kalojmë tek dallim i madh. Korporatat më të mdha shtetërore sipas asaj që Albin Kurti shprehu në studion time. Tha do të ndërtojmë borde të cilat do t’i administrojmë. Borde etatiste.  Si do t’i harmonizoni këto qëndrime?

‘’Ky është dallimi themelor për momentin dhe do të diskutohet në nivel të lartë partiak. Por në momentin që ka vullnet për bashkëpunim kjo jep motiv shtesë, por për ne është cështje esneciale që duhet ta trajtojmë në ditët që vijnë dhe e pranoj që nuk do të jetë aspak  e lehtë’’, ka thënë Vjosa Osmani./PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: