Osmani ia huq në mbledhjen e OKB’së: Boris Tadiq u vra në Serbi

Osmani ia huq në mbledhjen e OKB’së: Boris Tadiq u vra në Serbi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB -së deklaroi se ish –presidenti serb,  Boris Tadiq u vra në Serbi, transmeton Periskopi.

Kreu i delegacionit serb dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq reagoi ndaj asaj deklarate, ku pastaj Osmani mori fjalën dhe pranoi se kishte gabuar dhe se ajo kishte dashur të thoshte Zoran Gjingjiq.

“Po mendoja për presidentin e mëparshëm, Zoran Gjingjiq, ai u vra nga njësitë kriminale që vepronin në Kosovë” tha ajo.

Ju kujtojmë se Zoran Gjingjiq ishte kryeministër i Serbisë dhe ai u vra në vitin 2003 para ndërtesës së Qeverisë.

“Zoti Selakoviq, pavarësia e Kosovës nuk po shkon askund. Më mirë përballeni me realitetin, për të parë një të ardhme paqësore, stabilitet, ku udhëheqësit nuk flasin për luftë. Njerëzit kanë vuajtur shumë për shkakun tuaj.” i tha Vjosa Osmani Selakoviqit./PERISKOPI/

 

 

Shpërndaje në: