Osmani ndërpret vizitën në SHBA e niset për në Prishtinë, shkak zhvillimet në veri

Periskopi.com Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndërprerë vizitën e saj zyrtare në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të zhvillimeve në veri të vendit.

Kështu ka bërë të ditur Bekim Kupina, nga presidenca.

“Presidentja e Republikës së Kosovë Vjosa Osmani ka ndërprerë vizitën e saj në Nju Jork dhe është nisur për në Prishtinë për shkak të zhvillimeve në veri të vendit”, ka shkruar Kupina,

Shpërndaje në: