Osmani për rastin e Xhamajkës: Mund të ketë pasur ndërhyrje të shteteve të tjera

Osmani për  rastin e Xhamajkës: Mund të ketë pasur ndërhyrje të shteteve të tjera

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka folur për skandalin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Xhamajka.

Nga Gjilani, Osmani ka thënë se është në pritje të një vlerësimi zyrtar nga MPJ rreth asaj që mund të ketë ndodhur mbrëmë.

“Ne jemi duke pritur një vlerësim zyrtar nga MPJ lidhur me atë që ka ndodhur mbrëmë. Natyrisht se si Kuvend i Kosovës jemi bazuar në informatën zyrtare dhe tani për tani besoj që duhet të gjithë të jemi të kujdesshëm në deklaratat tona deri në momentin e sqarimit përfundimtar”, tha ajo.

Megjithatë, Osmani nuk përjashtoi mundësinë e ndërhyrjes së shteteve të tjera në këtë proces.

“Si një person që është marrë një kohë të gjatë me çështjen e njohjeve dhe në të kaluarën, mund të ju siguroj se përderisa vjen informata në ndërkohë kemi ndërhyrje të shteteve që janë kundër Republikës së Kosovës, situata ndryshon, por  nuk dua të jap ndonjë deklaratë pa marrë konfirmim zyrtar, atëherë natyrisht që do të deklarohem”, është shprehur Osmani. /Periskopi/

Shpërndaje në: