Osmani – Presidentit të KE-së: BE s’po e mban premtimin për vizat, dialogu me Serbinë është proces jetik

Osmani – Presidentit të KE-së: BE s’po e mban premtimin për vizat, dialogu me Serbinë është proces jetik

Presidentja Vjosa Osmani, në konferencë me presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel, ka kërkuar liberalizimin e vizave dhe pranimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Mospërmbushja e premtimeve në rajonin tonë, e teston edhe besueshmërinë në Bashkimin Evropian. Zoti President, populli i Kosovës dhe shteti jonë, do të mbetet stoik në refuzimin e ndikimit rus dhe do ta bëjmë të qartë perspektivën evropiane të Republikës sonë. Kryesorja është liberalizimi i vizave për qytetarët tonë, ky proces është stërvonuar. Plani ynë është të aplikojmë deri në fund të vitit për statusin kandidat për anëtarësim në BE. Kosova është e përkushtuar ndaj dialogut me Serbinë. Për Kosovën dialogu nuk është vetëm një kërkesë e komunitetit ndërkombëtar por është proces jetik që shpien dy vendet drejt BE-së, procesi të përqëndrohet në njohje, tha Osmani.

Ajo ka thënë se ‘e ardhmja e Kosovës është Bashkimi Evropian’./Periskopi

 

 

Shpërndaje në: