Osmani priti në takim ambasadorin Abbott, flasin për dialogun dhe rolin pozitiv që mund të luajë Britania e Madhe

Osmani priti në takim ambasadorin Abbott, flasin për dialogun dhe rolin pozitiv që mund të luajë Britania e Madhe

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

Presidentja Osmani e ka falënderuar ambasadorin britanik për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë institucioneve të Kosovës gjatë vitit 2021.

“Ajo po ashtu ka mirëpritur emërimin e të dërguarit të posaçëm të Britanisë së Madhe për rajonin si shprehje e mbështetjes për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit përballë kërcënimeve dhe rreziqeve me te cilat ballafaqohet rajoni”, thuhet në njoftimin e ZPRK-së.

Presidentja Osmani këmbeu vështrime me ambasadorin Abbott lidhur me ecurinë e dialogut dhe rolin pozitiv që mund të luaj Britania e Madhe në këtë drejtim.

Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë për të intensifikuar raportet e Kosovës me Britaninë e Madhe gjatë vitit vijues në fushën e shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes.

Ambasadori Abbott i ka prezantuar Presidentes Osmani nismën globale të Britanisë së Madhe kundër dhunës seksuale si mjet lufte.

Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka shprehur mbështetjen e Republikës së Kosovës për të qenë pjesë e kësaj nisme duke u bërë pjesë e Deklaratës së përbashkët kundër dhunës seksuale në konflikt dhe konferencës së shteteve mbështetëse që parashihet të mbahet gjatë vitit 2022.

Shpërndaje në: