Osmani reagon pas ngjarjes tragjike në Pejë, fton organet e rendit ta zbardhin rastin

Osmani reagon pas ngjarjes tragjike në Pejë, fton organet e rendit ta zbardhin rastin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga organet e rendit zbardhjen e shpejt të vrasjes së dyfishtë që ndodhi në qytetin e Pejës. Osmani ka ngushëlluar familjet e të vrarëve.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vrasjen e dyfishtë në qytetin e Pejës dhe ka kërkuar nga organet e rendit që të punojnë intensivisht në zbardhjen e vrasjes.

“Me trishtim e mora lajmin për ngjarjen e sontme tragjike në Pejë, në të cilën humbi jetën një kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës dhe ish-kandidat për kryetar të Deçanit. Ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe PDK–së! Të lënduarit, i dëshiroj shërim të shpejtë! Ftoj organet e rendit për zbardhje të rastit të kësaj vrasje të dyfishtë!”, thuhet në mesazhin e Presidentes Osmani.

Kandidati i PDK’së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati i PDK’së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadrijaj, u vranë sonte. Një tjetër u plagos

Shpërndaje në: