Osmani: Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë

Osmani: Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit në Gllogjan ku mbetën të vrarë tre persona, duke thënë se ky sulm është goditje ndaj rendit dhe sigurisë së Kosovës.

“Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë. Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj nuk do të zmbrapsemi në përmbushjen e këtij misioni”, ka thënë Osmani.

Tutje, ajo ka ftuar organet e rendit që sa më parë t’i zbulojnë autorët e krimit dhe t’i sjellin ata para drejtësisë.

“Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarin”, është shprehur Osmani.

Shpërndaje në: