Osmani udhëton për në Washington

Osmani udhëton për në Washington

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Washington DC për të marrë pjesë në Takimin e Liderëve të konferencës së Mynihut.

Në Shtetet e Bashkuara, Presidentja Osmani dhe përfaqësues të shteteve të tjera pjesëmarrës të Konferencës do të mblidhen për të diskutuar rreth situatës së sigurisë në Evropë pas agresionit rus në Ukrainë dhe forcimin e partneritetit transatlantik.

Përgjatë konferencës, Presidentja do të flasë në panelin për sigurinë energjetike si dhe në disa evente të tjera. Kjo konferencë do t’i bashkojë dhjetëra vendimmarrës dhe ekspertë të lartë nga të dy anët e Atlantikut për diskutuar se si partnerët transatlantikë mund të ndërtojnë një aleancë më të qëndrueshme dhe ta avancojnë bashkëveprimin dhe udhëheqjen e përbashkët në sfidat e sigurisë, duke përfshirë luftën aktuale në Ukrainë.

Shpërndaje në: