“Otoniel”, bosi kolumbian i drogës do të ekstradohet në SHBA

“Otoniel”, bosi kolumbian i drogës do të ekstradohet në SHBA

Kolumbia ka njoftuar se trafikanti më i kërkuar i drogës në vend do të ekstradohet në SHBA pasi u kap gjatë një bastisjeje.

Dairo Antonio Úsuga, i njohur si Otoniel, u kap pas një operacioni të përbashkët të ushtrisë, forcave ajrore dhe policisë të shtunën.

Ai drejtoi bandën më të madhe kriminale në vend dhe ka qenë prej vitesh në listën e më të kërkuarve të Agjencisë Amerikane të Zbatimit të Drogës.

Zyrtarët amerikanë kishin vendosur një shpërblim prej 5 milion dollarësh për kokën e tij, raporton BBC.

Ai akuzohet për importimin e të paktën 73 tonë metrikë kokainë në vend midis 2003 dhe 2014.

Shpërndaje në: