Ozil i përgjigjet trajnerit të Fenerbahces: Nuk kam ardhur për pushime në Turqi

Ozil i përgjigjet trajnerit të Fenerbahces: Nuk kam ardhur për pushime në Turqi

Mesut Ozil ka paralajmëruar këtë të martë në një publikim në rrjetet sociale se dëshiron të luftojë për një vend në skuadrën e Fenerbahçes.

Në mars, mesfushori 33-vjeçar u hoq nga skuadra për arsye disiplinore dhe gjatë prezantimit të tij si trajner i ri i klubit, Jorge Jesus përforcoi idenë se ai nuk e ka në planet e tij ish-reprezentuesin gjerman, i cili ka një kontratë me skuadra turke deri në vitin 2024.

“Së pari po përgatitem individualisht, i shoqëruar me një program të veçantë. Pres me durim kohën time për të kontribuar. Nuk kam ardhur për pushime në Fenerbahçe dhe në vendlindjen time në Turqi. Sa herë që e djersit fanellën tonë të lavdishme, nuk kam qëllim tjetër veçse të kontribuoj. Kam shumë synime te Fenerbahçe, dashuria ime e fëmijërisë. Nuk do të heq dorë nga futbolli derisa t’i arrij ato. Klubi dhe unë po kalojmë një proces që është në natyrën e futbollit. Është dëshira ime më e madhe që ta kaloj këtë proces sa më mirë dhe t’i shërbej Fenerbahçes sime të dashur”, deklaroi ai.

Shpërndaje në: