Ozili me gjest të pahijshëm, Ljungberg paralajmëron: Diskutojmë më vonë

Ozili me gjest të pahijshëm, Ljungberg paralajmëron: Diskutojmë më vonë
Mesut Ozil u largua nga fusha duke goditur dorezën e tij drejt tifozëve të Arsenal, kur u zëvendësua gjatë humbjes së skuadrës së tij 3-0 kundër Manchester Cityt në Emirates.

Topçinjtë u deklasuan në shtëpi nga Cityzens, me dy golat e Kevin de Bruyne dhe një të Raheem Sterling.

Ozil, i cili mezi ishte paraqitur nën menaxherin e mëparshëm Unai Emery, startoi këtë sfidë si rrallëherë, por nuk arriti të ndikojë në fatin e Arsenalit, dhe u zëvendësua nga Emile Smith Rowe.

Tani trajneri i përkohshëm i Arsenalit, Fredie Ljungberg ka thënë se për këtë reagim të Ozil do diskutohet më vonë.

“Unë e hoqa nga loja Mesut sepse doja ca më shumë energji në ekip”.

”Se si reagon ai varet nga ai dhe ne do të merremi me të më vonë. Unë jam këtu për çdo ditë, por sigurisht që duam lojtarët në mënyrën e duhur”, u shpreh ai.

Shpërndaje në: