Pa asnjë telashe – Liverpool demolon Southamptonin, arkëton tri pikë të reja

Pa asnjë telashe – Liverpool demolon Southamptonin, arkëton tri pikë të reja

Liverpool ka marrë një fitore më të lehtë sesa pritej ndaj Southampton.

Skuadra e Liverpool ka shënuar fitore 4:0 në ndeshjen ndaj Southampton, në kuadër të Premier League, shkruan Periskopi.

Reds zhbllokuan ndeshjen qysh në minutën e 2’ të takimit, me golin e shënuar nga Diogo Jota. I njëjti shënoi edhe në minutën e 32’, për të dyfishuar epërsinë e ‘Reds’.

Goditjen e rëndë skuadrës së Southampton ia dha Thiago Alcantara, i cili në minutën e 37’ mbylli çdo dilemë sa i përket fituesit.

Në pjesën e dytë të takimit, Liverpool gjeti edhe një gol për rezultatin final. Van Dijk shënoi për 4:0 në minutën e 52’.

Fitorja e shënuar sonte, e mbanë Liverpoolin në hap me Chelsea. Reds tani kanë 28 pikë, një më pak sesa Chelsea, por një ndeshje më shumë. Southampton në anën tjetër mbetet me 14 pikë në pozitën 14. /Periskopi/

Shpërndaje në: