“Pa plumb”: Epoka e naftës me plumb merr fund, Algjeria bëhet shteti i fundit që ndalon shitjen

“Pa plumb”: Epoka e naftës me plumb merr fund, Algjeria bëhet shteti i fundit që ndalon shitjen

Epoka e naftës me plumb po përfundon zyrtarisht, ka njoftuar OKB-ja, duke eliminuar një prej kërcënimeve ndaj shëndetit njerëzor dhe planetar.

Ekspertët e OKB-së e kanë quajtur përdorimin e naftës, që nisi më 1922, një “katastrofë për shëndetin publik dhe të ambientit”.

Deri në vitet 1970, gati krejt derivatet që prodhohen në mbarë botën përmbajnë plumb. Tash, vendi i fundit që e përdorte, Algjeria, i ka dhënë fund shitjes në stacionet e naftës.

Zyrtarët pretendojnë se fundi i përdorimit të nafës me plumb do të parandalojë vdekjen e 1.2 milionë njerëzve në vit. Kjo është pjesë e një përpjekje më të gjerë për të mirësuar nivelet e ajrit në botë, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

Plumbu është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe nuk ka as nivel të sigurtë të ekspozimit.

Derivatet kanë kontanimuar ajrin, pluhurin, tokën, ujin e pijshëm dhe të mbjellat për pjesën më të madhe të shekullit, duke shkaktuar sëmundje të zemrës, sulme në zemër dhe kancer.

Një studim i fundit mbi substancën, i ndaluar para 20 vitesh në Londër, ka treguar se ende kishte impakt të keq në kualitetin e ajrit në kryeqytetin britanik.

Plumbi helmues ende përdoret në ngjyra, bateri dhe alete të ndryshme shtëpiake.

Shpërndaje në: