Pas vdekjes së Astrit Ademajt, PDK del me vendim për kandidaturën në Pejë

Pas vdekjes së Astrit Ademajt, PDK del me vendim për kandidaturën në Pejë

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Pejë, ka vendosur që pas rastit tragjik ku humbi jetën kandidati për kryetar, Astrit Ademaj, të mos e kandidoj asnjë kandidat tjetër në këtë komunë.

Kështu ka bërë të ditur për Gazeta Blic, nënkryetari i degës Muhamet Haliti, i cili ka theksuar se, PDK në Pejë në këto zgjedhje do të garoj vetëm me listen për asamble.

“Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës dega në Pejë në takimin e mbrëmshëm me vendim unanim ka vendosur që për shkak të rastit tragjik ku humbi jetën kandidati për kryetar Astrit Ademaj të mos e kandidoj asnje kandidat tjetër. PDK në Pejë në këto zgjedhje do të garoj vetëm me listen për asamble duke mos e harruar kurr Astritin”, ka thënë Haliti.

 

Shpërndaje në: