Pacientës që u dërgua me urgjencë në Klinikën e Gjinekologjisë ia vjedhin çantën: Burri hedh dyshimet te personeli shëndetësor (VIDEO)

Pacientës që u dërgua me urgjencë në Klinikën e Gjinekologjisë ia vjedhin çantën: Burri hedh dyshimet te personeli shëndetësor (VIDEO)

Në klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, një pacientes i është vjedhur çanta në kohën kur po trajtohej aty.

Burri i gruas në fjalë, z. Ahmet Shabani është deklaruar për Periskopin ku dyshimet e tij, sic deklaron ai, i hedh tek personeli shëndetësor.

“Pardje e kam sjellë gruan nga Gjilani me ndihmë të shpejt sepse ka pasur gjakderdhje dhe jemi stacionu në Gjinekologji. Të nesërmen në ora 17:00 e kemi parë se na mungon çanta. Aty kishte para, unazë ari, orë dhe dokumente.
Jemi të shqetësuar se si ka ndodhë ky rast në spital, që askund në botë nuk ka me vjedhë ashtu, por më së shumti dyshimet i kam te personeli shëndetësor sepse gruan e kam pasë të vetme në dhomë dhe s’ka qenë tjetërkush”, tha Shabani.

Ai tutje tregon se e ka njoftuar policinë, por të njëjtit i kanë thënë se pa pasur fakte (ngase kamera nuk ka nëpër korridoret e klinikës), është problem me gjetë zgjidhje.

Kamera në korridore nuk ka pasur kamera, por realisht as paciente nuk ka pasur në dhomë. E vetme ka qenë gruaja me vajzën, kjo e fundit e ka dërguar me kolicë në tualet sepse s’ka mujt me ecë dhe kur janë kthyer nuk është kuleta me 500 euro, unaza e arit, ora dhe dokumentet. Kemi ardhë me rast urgjent sepse s;kemi besu që ndodhë kështu por sidoqoftë nuk kam qejf me i ndodhë tjetërkujt të cilët vijnë këtu me u shëru e jo për t’u vjedhur. Ky është një gjest për t’u çuditë.
Ishin Policia, por thanë se nuk munden me bo kurrgjë sepse nuk ka kamera dhe nuk munden askujt me ia tregu gishtin, për këtë merren prokuroria, por ata nuk na kanë lajmëru për këtë çështje”, tha Shabani.

VIDEON E PLOTË E GJENI MË POSHTË:

Shpërndaje në: