Pacienti hidhet nga dritarja e reanimimit të Emergjencës në QKUK, pasi ishte në kërkim nga Policia

Pacienti hidhet nga dritarja e reanimimit të Emergjencës në QKUK, pasi ishte në kërkim nga Policia

Një person i aksidentuar me motoçikletë është arratisur nga dhoma e reanimacionit të Emergjencës në QKUK, pasi ishte në kërkim nga Policia e Kosovës.

Një person rreth 35-vjeç është aksidentuar sot me motoçikletë. Ai është dërguar në Klinikën Emergjente në QKUK me lëndime, por nuk ka qëndruar gjatë për t’u trajtuar nga stafi mjekësor, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta mëson nga burime se 35-vjeçari ka kërcyer nga dritarja e dhomës së reanimacionit në Emergjencë, për të ikur nga Policia e Kosovës pasi i njëjti ishte në kërkim.

“Ka kërcyer nga dritarja e reanimacionit. Ishte me lëndime goxha të rënda, por u arratis sepse ishte në kërkim të policisë”, ka thënë ky burim për Gazetën.

Ai ka bërë të ditur se Policia janë vënë në kërkim të të njëjtit por deri më tani nuk dihet nëse është gjetur apo jo.

Shpërndaje në: