Pacolli: Agim Bahtiri nuk mund t’i bashkohet VV’së, kemi bërë shumë për të

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, të premten do ta braktisë AKR-në e Behgjet Pacollit, për t’iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Ani pse lajmi e mori dhenë dhe vet Bahtiri e konfirmoi se të premten do ta zyrtarizoj aderimin e tij në LVV, nga AKR nuk kanë asnjë informacion për këtë aderim.

Islam Pacolli në një prononcim për Periskopin thekson se Bahtirin e kanë përkrahë shumë gjatë kohës së zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Mitrovicës dhe se AKR ka bërë shumë për të.

“E kemi përkrahë Bahtirin edhe në zgjedhjet e para të dyta e të treta. Lajmi për aderimin e tij nuk mund të jetë i vërtetë, ai nuk mund të aderojë në VV. Përpos vullnetit të tij i cili ka qenë që të bëjë koalicion AKR me VV-në, kaq”, përfundon Pacolli./Periskopi/

 

Shpërndaje në: