Pacolli: Albin Kurti ka urrejtje ndaj meje dhe njerëzve të biznesit

Periskopi.com Lajme

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli në emisionin “Prime” të RTK-së e ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti lidhur me pjesëmarrjen e tij në inaugurimin e Spitalit të Fëmijëve në QKUK.

“Njëri që vjen, flet aty, pasi që kryeministri Kurti ishte në hapje të spitalit dhe nuk e përmend asnjë inxhinier, asnjë njeri, sepse unë nuk po pretendoj që të me përmendte mua, por të paktën t’i falemnderonte ata që e kanë ndërtuar atë spital”, ka thënë Pacolli.

Tutje ai vazhdon: “Kjo ndodh derisa dikush anash i thotë ‘o kryeministër ky spital s’ka mbi brenda natës”.

“Unë kam ndërtuar qindra spitale dhe kur është bërë inaugurimi i tyre janë falemndëruar të gjithë njerëzit që kanë marrë pjesë në ndërtim. Kurti nuk mi lëshon sytë asnjëherë, pasi që unë isha aty i ftuar nga presidentja. Unë them se Kurti me këtë hidherim e ka gabim. Ai ka urrejtje ndaj meje, por konsideroj se urrejtje ka edhe ndaj njerëzve të biznesit, por nuk e ka mirë”, ka thënë Pacolli.