Pacolli e mbështet Edi Ramën për “Ballkanin e Hapur”: Ju garantoj se jeni në rrugën e drejtë

Pacolli e mbështet Edi Ramën për “Ballkanin e Hapur”: Ju garantoj se jeni në rrugën e drejtë

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli është takuar sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Gjatë një vizite në biznese të vendit, Pacolli i ka thënë Ramës se vizitat e tilla inkurajojnë dhe japin më tepër fuqi dhe moral atyre që duan të punojnë dhe duhet të veprojnë.

“Shqiptarët në këto troje janë shumë proaktiv, shumë energjikë, dhe ata duan të punojnë, dhe iu duhet mbështetja”, tha Pacolli.

Tutje, kreu i AKR-së gjithashtu ka mbështetur Ramën për iniciativën “Ballkani i Hapur”, pjesë e së cilës nuk është Kosova.

“Zoti kryeministër, ju garantoj se jeni në rrugën e drejtë. Shansi i rajonit është bashkëpunimi i ndërsjellë, ekonomia e lirë, tregu i lirë, dhe respekti i ndërsjellë, si për qeveritarin ashtu edhe për ndërmarrësin”, u shpreh Pacolli.

Shpërndaje në: