Pacolli e quan njeri të frustruar dhe të paeksperiencë Xhelal Sfeçlën e VV’së

Periskopi.com Lajme

Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli e ka quajtur të frustruar Xhelal Sfeçlën, pasi në kohën kur mbante pozitën e zv/ministrit të Punëve të Brendshme ia kishte ndaluar aterimin në Aeroportin e Prishtinës, transmeton Periskopi.

‘’Isha vet në banesë në Tiranë pas aterimit atje, edhe kam qeshë, se si një ushtrues detyre i ministrit, i frustruar dhe pa ekspericencë, donte të më arrestonte, sikur të isha kriminel’’, ka thënë Pacolli në një emision.

‘’Edhe pse isha nis nga Zvicra me tri teste. Mosmirënjohja veti e njerëzve të kqij dhe të frukstruar dhe kjo më së paku i duhet vendit.’’PERISKOPI/

Shpërndaje në: