Pacolli nervozohet me komentuesin, ia thirr prindin

Pacolli nervozohet me komentuesin, ia thirr prindin

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka gjetur kohë t’i mbajë leksione komunikimi një qytetari që është ankuar ndaj tij për mbështetjen që ia ka dhënë të dielën Lutfi Hazirit, kandidatit të LDK-së për kryetar të Gjilanit. Madje, ai ia ka thirrë edhe prindin.

Skender Shala, përmes një komenti në Facebook i kërkoi Pacollit që të mos përfshihet “në punët e qytetarëve të Gjilanit” në lidhje me garën e balotazhit në këtë komunë.

Pacolli është shprehur i nervozuar me gjuhën komunikuese të qytetarit.

“Zgjidhe gjuhën. Turp ty të qoftë dhe shko fol me prindrit e tu pse je kaq i vrazhget dhe paedukatë ose këtë që më thua mua shko thuaja prindërve të tu”, i reagoi Pacolli, qytetarit.

Shpërndaje në: