Pacolli pas raportimit të mediave të Venezuelës që e lidhin me afera korruptive: Kjo shpifje nuk më prish pushimet

Pacolli pas raportimit të mediave të Venezuelës që e lidhin me afera korruptive: Kjo shpifje nuk më prish pushimet

Për raportimet e mediave në Venezuelë që e lidhin biznesmenin shqiptar dhe ish-Presidentin e Kosovës, Behgjet Pacolli me afera të mëdha korruptive që kanë ndikuar edhe në aparatin e lartë diplomatik të Venezuelës, ka reaguar ai.

Ai thotë se janë shpifje.

Ja postimi i plotë:

Po, më duket si në një film kur lexoj artikuj të sponsorizuar nga njerëz të paguar nga “nuk e di kush”.

Është interesant se si “gazetat” kanë zbuluar që unë kam punuar si drejtor i kompanisë, diku në Amerikën Latine (u largova nga Mabetex në Lugano dhe shkova në Salvador për të punuar per rrogë. Shita ose bleva naftë për rafinerinë më të madhe në botë që “ndodhet” në malet e Marecit ne Kosovë.

Zbulim e jo mahi !!

… e dikush paska zbuluar skandalin për Aeroportin e Vlorës….!!!

Dëgjoni…, e tërë e vërteta është kjo;

Nuk ka në Kosovë rafineri, shpifësit do të dalin para drejtësisë.

Aeroporti i Vlores po ndërtohet.

Grabitësit duhet të kthejnë borxhet dhe kjo shpifje nuk më prish pushimet.

Enrike Reis nuk është si e përshkruajnë. Ai jeton në Zvicër dhe për herë të parë e kam takuar gjatë vizitës sime në Salvador kur isha për njohjen e Kosovës me mikun tim, ambasadorin William Walker.

Ai është meritor në kontributin që ka dhënë për njohjen e Kosovës nga Salvadori e Hondurasi.

Unë u rreshtova kundër regjimit të Maduros kur isha ministër i Jashtëm.

Përndryshe qentë lehin (madje edhe rrejshëm) dhe karvani ecën përpara edhe më fuqishëm.

 

Shpërndaje në: